"Kamza Development" sh.p.k
Zyrat e Shitjes, Kompleksi i Banimit " Garden City" Kthesa e Kamzes, Tirane
Tel: +355 (0) 48302659 - Cel: (0) 67 20 72721 / (0) 67 20 45145
E-Mail: info@gardencity-al.com
Për më shumë se 15 vjet me radhë kompania “Kamza Development” sh.p.k është përpjekur
që të kthejë çdo aspiratë njerëzore në një përmbushje të plotë; krijimi i një përvoje
më të mirë në çdo aspekt të jetës nëpermjet sipërmarrjeve dhe ndërtimeve te saj unike.
Sot, emri i kompanisë “Kamza Development” sh.p.k me një staf vendas dhe të huaj me
eksperiencë ndërkombëtare thekson vetëm cilësi, besim dhe inxhinierim të standarteve
bashkëkohore. Suksesi i madh i kompanisë sonë është thjesht rezultati i një përkushtimi
të vazhdueshëm, pasion për perfeksion dhe mundësi adoptimi të teknologjive dhe materialeve
të kohës.
E themeluar mbi bazën e aspirimeve të stafit të saj të kualifikuar, kompania ka bërë
një rrugë shumë të gjatë dhe tashmë numëron në backgroundin e saj 31 pallate , të
njohura ndryshe si kompleksi rezidencial “Garden City”. Aktualisht kompania ka filluar
ndërtimin e objektit më të ri 14 katësh të quajtur “Dy Kullat” brenda hapësirës së
këtij kompleksi.
“Kamza Development” sh.p.k synon të realizojë ndertime me cilësi dhe standarte bashkëkohore
për klientët e saj duke u shndërruar në një kompani profesionale për menaxhimin e
pronave duke ju përmbajtur standarteve nderkombetare.